Jeremiah 17:26 — Compare Translations
2 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Do të vijnë pastaj nga qytetet e Judës, nga rrethinat e Jeruzalemit, nga vendi i Beniaminit, nga ultësira, nga malet dhe nga Negevi, duke sjellë olokauste, flijime, blatime ushqimore dhe temjan dhe duke ofruar flijime falënderimi në shtëpinë e Zotit.
Albanian 2018
Do të vijnë prej qyteteve të Judës e prej rrethinave të Jerusalemit, prej dheut të Benjaminit, nga Shefelahu, nga kodrinat, nga Negevi, duke mbartur fli shkrumbimi, fli drithi, temjan e duke sjellë fli falënderimi në tempullin e Zotit.