Jeremiah 51:27 — Compare Translations

2 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ngrini një flamur në vend, bjerini borisë midis kombeve; përgatitni kombet kundër saj, thirrni të mblidhen kundër saj mbretëritë e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emëroni kundër saj një komandant. Bëni që të përparojnë kuajt si karkaleca të kreshtë.
Albanian 2018
Ngrini një flamur në vend, bini bririt mes kombeve, përgatituni për luftë kundër saj, thirrni kundër saj mbretëritë, Araratin, Miniun e Ashkenazin, caktoni kundër saj një udhëheqës, sillni kuajt si luzmë karkalecash.