John 13:1 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.
Albanian 1827
E përpara së krëmptesë të pashkësë, si e dij Iisui që erdhi koha e tij të shkon nga këjo dinia te babai, sepse i deshi të tijtë që qenë ndë botë, e i deshi ngjera mbë të pastajmenë.
Albanian 1872
Edhe përpara festësë pashkësë, Iesui tue ditunë se i erdhi ora, për me sdrypunë prei kësai bote tek Ati, sepse i deshi të vetëtë qi ishinë te bota, qysh së mbrapmi i deshi.
Albanian 2018
Ishte para festës së Pashkës. Jezui e dinte se kishte ardhur ora të shkonte nga kjo botë tek Ati. Ai i kishte dashur të vetët që ishin në botë dhe i kishte dashur deri në fund.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe përpara së kremtesë pashkësë, Jisuj tuke diturë se i erdhi ora, që të shkonjë prej kësaj bote tek Ati, sepse deshi të tijtë që ishinë ndë botët, gjer së pastajmi i deshi.