John 13:29 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: ''Bli gjërat që na duhen për festën''; ose që t'u jepte diçka të varfërve.
Albanian 1827
E ca u silloisnë, që sepse kish Iudha kuletënë, i tha Iisui atij: Blena nga ato që na duhenë ndë të krëmptenë, a t’apë gjë të varfëret.
Albanian 1872
Sepse disa kujtojshinë, se Iesui i thotë: Blij qish na duhenë për festënë; a me dhanë ndonji gja send ndër të vobeq, sepse Iuda kishte kuletën’ e astërvet.
Albanian 2018
Meqenëse Juda mbante qesen e parave, disa nga ata kujtuan se Jezui i kishte thënë të shkonte e të blinte ç'nevojitej për festën apo ndonjë gjë për t'u dhënë të varfërve.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Sepse ca kujtoninë se Jisuj i thotë: “Blij ç’na duhetë për të kremtenë”, edhe t’u apë ndonjë gjë të vobeqet; sepse Judha kishte kuletën’ e aspravet.