John 14:9 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Jezusi i tha: ''Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?".
Albanian 1827
I thot’ atij Iisui: Kaqë kohë jam me juvet bashkë, e nukë më njohe, o Filippo? Ai që pa mua, pa babanë. E qish thua: dëftona navet babanë?
Albanian 1872
Iesui i thotë: Kaqi kohë jam bashkë me ju, edhe s’më ke ngjofunë, Filipp? Ai qi ka pamë mue, ka pamë Atinë; e qysh thue ti - Diftona Atinë?
Albanian 2018
Jezui i tha: «Ka kaq kohë që jam me ju e nuk më ke njohur, Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin. Si mund të thuash: “Na trego Atin?”.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jisuj i thotë: “Kaqë kohë jam bashkë me ju, edhe s’më ke njohurë, Filipp? Ay që më ka parë mua, ka parë Atinë; edhe qysh thua ti: Dëftena Atinë?