John 15:16 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, ai t'jua japë.
Albanian 1827
Juvet nukë më zgjuadhtë mua, po un’ u kam zgjedhurë juvet, e u vura juvet që të viji e të bëni pemmë, e pemma juaj të jet’ e duruaçme; e andaj çdo gjë që të kërkoni nga babai mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
Albanian 1872
Ju nukë më keni sgjedhunë, por un’ u kam sgjedhunë juve; edhe urdhënova juve, qi të shkoni e të bani pemë, edhe pema juei të mbesi, qi t’u api juve, qish t’i lypni Atit mb’emënit t’em.
Albanian 2018
Nuk më zgjodhët ju mua, por unë ju zgjodha ju. Ju caktova të shkoni e të jepni fryt, që fryti juaj të mbetet dhe që Ati t'ju japë çfarëdo që t'i kërkoni në emrin tim.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Ju nukë më keni sgjedhurë mua, po un’ u kam sgjedhurë juve, edhe u urdhërova juve që të shkoni e të bëni pemë, edhe pema juaj të mbesë; që t’u apë juve ç‘t’i lypni Atit mb’ emërit tim.