John 16:21 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë.
Albanian 1827
Gruaja kur pjell ka helm, sepse erdhi koh’ e saj; po kur të pjellë djalënë, nuk’ e kujtonetë më shtrëngimnë nga gëzimi, sepse u le njeri ndë botë.
Albanian 1872
Grueja kur piell, ka idhënim, se i erdhi ora; por si të pielli foshnjenë, s’kujton ma shtrëngiminë, për gëziminë se leu nji nieri ndë botët.
Albanian 2018
Kur gruaja është duke lindur, hidhërohet, se i erdhi ora e dhimbjeve, por kur lind foshnja, ajo e harron vuajtjen nga gëzimi se ka lindur një njeri në botë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Gruaja, kur piell, ka hidhërim, se i erdhi ora; po si të piellë foshnjenë, s’kujton më shtrëngimnë, për gëzimnë se lindi një njeri ndë botët.