John 16:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
Albanian 1827
Ma un’ u thom juvet të vërtetënë, sepse ësht’ e vëjierë mbë ju që të vete unë, se ndë mos vafça unë Paraklitoi do të mos vijë mbë ju, e ndë vafça unë, do ta dërgoj atë mbë juvet.
Albanian 1872
Por unë po u thom juve të vërtetënë, se ashtë mirë për ju me ikun’ unë, sepse ndë mos iksha, Ngushullimtari s’ka me ardhunë te ju; por mbassi të vete, kam me e dërguem te ju.
Albanian 2018
Por unë po ju them të vërtetën: është më mirë për ju që unë të shkoj, se po nuk shkova unë, Ngushëlluesi nuk do të vijë te ju, ndërsa po të shkoj, atëherë do t'jua dërgoj.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po unë po u them juve të vërtetënë, se është mirë për ju të ikënj unë; sepse ndë mos ikça, Ngushullimtari nukë do të vinjë te ju, po passi të vete, do ta dërgonj te ju.