John 2:15 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,
Albanian 1827
E si bëri një kamçi prej kullmakut, i nxori të gjithë jashtë nga Ieroi edhe dhëntë edhe qetë, edhe asprët’ e sarafëvet ua derdhi edhe bangot’ ua ktheu mb’anë tjatër.
Albanian 1872
Edhe ai bani nji frushkullë prei litarësh, edhe i nxuer të gjithë prei tempullit, edhe dhent’ edhe qetë; edhe derdhi astrat’ e truvezarëvet, edhe përmbysi truvezatë.
Albanian 2018
Pasi bëri një fshikull me litarë, i dëboi të gjithë prej tempullit bashkë me delet e qetë, ua derdhi të hollat këmbyesve të parave e pastaj përmbysi tryezat e tyre.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ay bëri një frushkullë tërkuzash, edhe i nxori të gjithë nga hieroreja, edhe dhëntë edhe qetë; edhe derdhi asprat’ e truvezavet, edhe përmbysi truvezatë.