John 2:23 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,
Albanian 1827
E ndë kohë pa që ishte ndë Ierusalim për pashkë e për të krëmptenë, shumë besuanë nd’ëmër të tij si shihnë nishanetë që bën ai.
Albanian 1872
Edhe kur qe ndë Ierusalem për festën’ e pashkësë, shumë vetë besuenë mb’emënë t’ati, tue vum’ ore mërekulliat’ e ati qi bante.
Albanian 2018
Gjatë qëndrimit të Jezuit në Jerusalem për festën e Pashkës shumë veta i besuan atij pasi panë shenjat që bënte.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe kur qe ndë Jerusalim për të kremten’ e pashkësë, shumë vetë besuanë mb’emërit t’ati, tuke vështruarë çudirat’ e ati që bënte.