John 2:9 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,
Albanian 1827
E qilarçiu poqë e vuri mbë buzë ujëtë që qe bërë verë (e nuk’ e dij nga qe, e shërbëtorëtë e dijnë që kishnë mbarturë ujëtë), thërret qilarçiu dhëndërinë.
Albanian 1872
Edhe i pari mësallësë kur e kërkoi ujëtë qi ishte këthyem venë, edhe nukë dinte kah ashtë (por shërbëtorëtë qi kishin nxierrë ujët’ e dijshinë,) i pari mësallësë thërret dhandrrinë,
Albanian 2018
I pari i dasmës nuk e dinte nga vinte vera, por shërbëtorët, që e kishin nxjerrë nga qypat, e dinin. Ai, pasi e provoi ujin e bërë verë, thirri dhëndrin
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe i pari mësallësë kur piu ujëtë që ishte bërë verë, edhe nukë dinte nga është (po shërbëtorëtë që kishinë nxierrë ujëtë e dininë), i parë mësallësë thërret dhëndërrinë, edhe i thotë: