John 4:10 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!", ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë''.
Albanian 1827
E ju përgjegj Iisui, e i thot’ asaj: Të njohe ti dhurëtin’ e Perndisë, edhe cili ësht’ ai që të thotë ti: Nemë të pi, ti deshe t’i kërkoje atij e ai të të ip ti ujë të gjallë.
Albanian 1872
Iesui u përgjeq e i tha asai: Ndë qoftë se dije dhunëtin’ e Perëndisë, edhe cilli asht’ ai qi të thotë - Më nep me pimë, - ti kishie me lypunë prei ati, edhe kishte me të dhan’ ujë të gjallë.
Albanian 2018
Jezui u përgjigj: «Sikur ta njihje dhuratën e Perëndisë dhe atë që po të kërkon për të pirë, atëherë ti do të kërkoje prej tij e ai do të të jepte ujë të gjallë».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “Ndë qoftë se dinje dhurëtin’ e Perëndisë, edhe cili ësht’ ay që të thotë: Epmë të pi, ti kishnje për të lypurë prej ati, edhe kishte për të dhënë tyj ujë të gjallë.