John 8:16 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.
Albanian 1827
Edhe ndë gjukofsha unë, gjuqia ime ësht’ e vërtetë, se nukë jam vetëmë, po unë edhe jati im që më ka dërguarë.
Albanian 1872
Por edhe ndë gjukofsha unë, gjyqi em asht’ i vërtetë, sepse nukë jam vetëmë, por un’ edhe Ati qi më dërgoi.
Albanian 2018
Po edhe kur unë gjykoj, gjykimi im është i drejtë, sepse nuk jam vetëm, por jemi unë dhe Ati që më dërgoi.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po edhe ndë gjykofsha unë, gjyqi im ësht’ i vërtetë; sepse nukë jam vetëmë, po unë edhe Ati që më dërgoj.