Jude 1:3 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Sepse depërtuan ndërmjet jush disa njerëz, që qenë shënuar që moti për këtë dënim, të pabesë që e kthejnë hirin e Perëndisë tonë në imoralitet dhe mohojnë të vetmin Zotëri Perëndi, dhe Zotin tonë Jezu Krisht.
Albanian 1827
Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë.
Albanian 1872
Të dashunë, mbassi nxitova tepërë me shkruem juve për shpëtimin’ e rëndomshim, pata nevojë me u shkruem juve, e me u lutunë të luftoni për ate besënë qi u dha njiherë mbë shenjtënit.
Albanian 2018
Fort të dashurit e mi, kisha një dëshirë të madhe t'ju shkruaj për shpëtimin tonë të përbashkët. Tani është e nevojshme t'ju shkruaj e t'ju nxis të luftoni për besimin që Perëndia ua dha të shenjtëve një herë e përgjithmonë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Të dashurë, passi nxitova tepërë t’u shkruanj juve për shpëtimin’ e të gjithëvet, pata nevojë t’u shkruanj juve, e t’u lutem të lëftoni për atë besënë që u dha një herë shënjtorëvet.