Jude 1:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
në të njëjtën menyrë ndotin edhe këta ëndërrues mishin, përbuzin pushtetin dhe blasfemojnë kundër dinjiteteve.
Albanian 1827
Si Sodhomënë edhe Gomorrënë e qutetetë rrotullë ature, fajëtorëtë si edhe këta ndë kurvëri, e që vijënë prapa fajit së ndierë, u bënë ksomblë, tuke munduarë me një zjar të pasosurë.
Albanian 1872
porsi Sodoma e Gomorra, edhe ato qytetetë rreth atyneve, qi u dhanë ndë kurvëni kështu porsi ato, e votnë mbrapa tietër mishi, janë vumë përpara për shëmbëllëtyrë, tue u munduem me ziarrm të pasosunë.
Albanian 2018
Kujtoni Sodomën e Gomorrën dhe qytetet përreth që u dhanë pas kurvërisë dhe epsheve të tjera. Ato mbeten shembull i atyre që gjykohen në zjarr të amshuar.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Posi Sodhoma e Gomora, edhe ato qytetetë rreth atyreve, që u dhanë ndë kurvëri kështu posi ato, e vanë prapa tiatërë mishi, janë vënë përpara për shëmbëllesë, e mundonenë me ziarr të pasosurë.