Judges 8:10 — Compare Translations
2 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Zebahu dhe Tsalmunai ndodheshin në Karkor me gjithë ushtrinë e tyre prej rreth pesëmbëdhjetë mijë burrash, ajo që mbetej nga tërë ushtria e bijve të lindjes, sepse njëqind e njëzet mijë njerëz që mbanin shpatë i kishin vrarë.
Albanian 2018
Ndërkohë Zebahu dhe Calmunau ishin në Karkor me mbarë ushtrinë e tyre. Nga gjithë ushtria e popujve të lindjes kishin mbetur rreth pesëmbëdhjetë mijë burra, ndërsa njëqind e njëzet mijë luftëtarë kishin rënë në luftë.