Leviticus 23:24 — Compare Translations

2 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj: Në muajin e shtatë, ditën e parë të muajit do të bëni një pushim solemn, një kremtim festiv të njoftuar me buri, një mbledhje të shenjtë.
Albanian 2018
«Fol me izraelitët e thuaju: Dita e parë e muajit të shtatë të jetë ditë pushimi të plotë. Do të jetë ditë përkujtimore e shpallur me trumbetë, ditë mbledhjeje të shenjtë.