Luke 1:63 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: ''Emri i tij është Gjon''. Dhe të gjithë u mrrekulluan.
Albanian 1827
E si kërkoi një copë dhogë, e shkroi, e thosh: Ioann është ëmër’ i tij. E u çuditnë të gjithë.
Albanian 1872
Edhe ai lypi nji dërrasë shkronjet, e shkroi, tue thanë: Emën’ i ati ashtë Gjionn. Edhe të gjith’ u mërekulluenë.
Albanian 2018
Ai kërkoi një dërrasë, mbi të cilën shkroi: «Gjon është emri i tij». Të gjithë u mrekulluan.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ay kërkoj një dërrasë shkronje, edhe shkroj, tuke thënë: “Emër’ i ati ësht’ Joan.”