Luke 11:27 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: ''Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën''.
Albanian 1827
E gjau kur u thoshte ai këto, një grua brënda nga turma ngrijti një zë, e i tha atij: Lum barku që të ka mbajturë tij, edhe sisëtë që thithe.
Albanian 1872
Edhe ai kur thoshte këto, nji grue ngriti za prei gjindëjes’, e i tha: Lum ai bark qi të ka bartunë, edhe ato gjij qi ke thithunë.
Albanian 2018
Ndërsa po thoshte këto gjëra, një grua nga turma ngriti zërin e i tha: «Lum barku që të ka mbajtur dhe gjinjtë që të kanë mëkuar!».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ay kur po thoshte këto, një grua ngriti zë prej gjëndëjesë e i tha: “Lum ay bark që të ka mbarturë, edhe ato gjij që ke thithurë.”