Luke 12:1 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ndërkaq u mblodh një turmë me mijëra, saqë shkelnin njeri tjetrin. Jezusi filloi t'u thotë dishepujve të vet: ''Para së gjithash ruhuni nga majaja e farisenjve, që është hipokrizia.
Albanian 1827
Ndë mes të këture, u mbëjuadhë shumë mijëra turmet, sa shkelnë njëri-jatërinë. E nisi t’u thosh mathitivet së tij: Protoparë ruajni vetëhenë tuaj nga brumët’ e farisejet, që ësht’ ipokrisi.
Albanian 1872
Ndërmiet këtyne fjalëve, kur ishinë mbëledhunë shumicat’ e gjindëjesë, kaqi sa shkelshinë njiani tietrinë, filloi me u thanë dishepujvet vet: Përpara rueni vetëvetëhenë prei brumit Farisevet, qi ashtë hipokrisi.
Albanian 2018
Atëherë, ndërsa mijëra njerëz ishin mbledhur turmë, aq sa shkelnin njëri-tjetrin, Jezui filloi t'u fliste më parë dishepujve të vet: «Ruhuni nga tharmi i farisenjve që është hipokrizia.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Ndërmest të këtyre fialëve, kur ishinë mbëledhurë shumicat’ e gjëndëjesë, kaqë sa shkelinë njëri jatrinë, zuri t’u thoshte nxënëset ti: “Më përpara ruani vetëhenë tuaj nga brum’ i Farisevet, që ësht’ ipokrisi.