Luke 12:37 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Lum ata shërbëtorë, që zotëria, kur të kthehet, do t'i gjejë zgjuar! Në të vërtetë po ju them se ai vetë do të ngjeshet dhe do t'i vendosë ata në tryezë, dhe ai vetë do t'u shërbejë.
Albanian 1827
Lum ata kopij, që kur të vijë zoti do t’i gjejë zgjuarë. Me të vërteta u thom juvet, që do të përveshjë rrobatë, e do t’i vërë ata të rrinë; e do të shkojë të ju bëjë husmet ature.
Albanian 1872
Lum ata shërbëtorë, të cillëtë, kur të vijë i zoti, ka me i gjetunë qutë. Për të vërtet po u thom juve, se do të përvishetë, e do t’i vejë me ndenjunë ndë mësallë, edhe do të vijë për-anë, e do t’u shërbejë atyne.
Albanian 2018
Lum ata shërbëtorë që, kur vjen i zoti, i gjen zgjuar. Me të vërtetë po ju them se ai do të ngjeshë ijët e do t'u thotë të ulen për të ngrënë. Pastaj do të vijë e do t'u shërbejë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Lum ata shërbëtorë, të cilëtë, kur të vinjë i zoti, do t’i gjenjë sgjuarë; vërtet po u them juve, se do të ngjishetë, e do t’i vërë të rrinë ndë mësallë, edhe do të vinjë përanë t’u shërbenjë atyre.