Luke 14:32 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.
Albanian 1827
E ndë mos kur ësht’ ai akoma larg, dërgon elçi e i lutetë të bëjë paq.
Albanian 1872
Se ndë mos, kur asht’ ai edhe lark, dërgon laimësi, e kërkon me bamë paqtim.
Albanian 2018
Atëherë, nëse nuk mundet, i dërgon një përfaqësi për t'i kërkuar kushtet e paqes ndërsa ai është ende larg.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Se ndë mos, kur ësht’ ay edhe lark, dërgon lajmësi, e kërkon të bënjë paqtim.