Luke 16:7 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Pastaj i tha një tjetri: "Po ti sa i detyrohesh?". Ai u përgjigj: "Njëqind kora grurë". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë".
Albanian 1827
Pasandaj i thotë tjetërit: E tij sa i do? Edhe ai i thotë: Njëqind matësë grurë. E i thot’ atij: Merr kartënë tënde, e shkruaj: tetëdhjetë.
Albanian 1872
Mbasandai i tha nji tietri: Por ti sa detyrë i ke? Edhe ai tha: Nji qind matësa gruni. I thot’ edhe ati: Merr letrënë tande, edhe shkruei tetë-dhetë.
Albanian 2018
Pastaj pyeti një tjetër: “Po ti, sa i detyrohesh?”. Ai u përgjigj: “Njëqind masa drithë”. Kujdestari i tha: “Ja, merre shkresën e shkruaj tetëdhjetë”.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Pastaj i tha një tietri: Po ti sa detyrë i ke? Edhe ay tha: Një qint matësa gruri. I thot’ edhe ati: Merr kartënë tënde, edhe shkruaj tetë-dhietë.