Luke 17:31 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.
Albanian 1827
Mb’atë ditë ai që të gjëndetë mbi taracë e të ketë mbë shtëpi rrobat’ e tij, le të mos zbresë t’i marrë ato; e ai që gjëndetë nd’arë, ashtu edhe ai le të mos kthenetë prapë.
Albanian 1872
Nd’ate ditë kush të jetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati mbrenda ndë shtëpit, le të mos sdrypi me i ngritunë; kështu edhe ai qi të jetë nd’arë, le të mos këthehetë prapë.
Albanian 2018
Nëse atë ditë dikush do të ndodhet mbi çati, por do t'i ketë gjërat e veta në shtëpi, të mos zbresë për t'i marrë. Dhe nëse dikush do të ndodhet në arë, as ai të mos kthehet.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Nd’atë ditë kush të gjëndetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati brënda ndë shtëpit, le të mos sbresë t’i ngrerë; kështu edhe ay që të jetë nd’arë, le të mos këthenetë prapa.