Luke 18:1 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,
Albanian 1827
E u thosh ature edhe paravoli për të falturë gjithënjë, e të mos lodhenë.
Albanian 1872
U thoshte atyne edhe nji parabullë, se duhetë me u falunë përherë, edhe mos me u lodhunë,
Albanian 2018
Pastaj Jezui u tha një shëmbëlltyrë për t'u treguar se duhet të luten gjithmonë, pa hequr dorë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
U thoshte atyre edhe një paravoli, se duhetë të falenë përherë, edhe të mos lodhenë, tuke thënë: