Luke 18:11 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.
Albanian 1827
Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari.
Albanian 1872
Fariseu ndejti e falei ndër vetëhe tue thanë këto fjalë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam porsi nierëzit’ e tierë, të rrëmbyeshim, të paudhë, kurvarë, a edhe porsi kyi publikani.
Albanian 2018
Fariseu rrinte në këmbë e lutej duke thënë me vete: “Perëndi, unë të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, vjedhës, i padrejtë, burrë që bën tradhti bashkëshortore apo si ky tagrambledhës.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Fariseu ndenji e falej ndër vetëhe të ti, tuke thënë këto fialë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam posi njerëzit’ e tierë, rrëmbenjës, të paudhë, kurvarë, a edhe posi kyj kumerqar.