Luke 18:9 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.
Albanian 1827
E tha edhe këtë paravoli për ca që kishnë omuth mbë vetëhe të ture se qenë të drejtë, e shajnë të tjerëtë.
Albanian 1872
Edhe u tha edhe këte parabull’ atyneve qi shpërejshinë mbë vetëvetëhenë, se janë të dreitë, edhe nuk’ i zishinë për gja të tierëtë.
Albanian 2018
Edhe disave që e mbanin veten si të drejtë dhe përçmonin të tjerët, Jezui u tregoi këtë shëmbëlltyrë:
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe u tha këtë paravoli atyre që shpëreninë mbë vetëhen’ e tyre, se janë të drejtë, edhe nuk’ i zijnë për gjë të tierëtë,