Luke 2:42 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.
Albanian 1827
E kur u bë dimbëdhjetë vjeç, hipnë ata ndë Ierusalim, sikundrë qe adeti i së krëmptesë.
Albanian 1872
Edhe si u ba dy-mbë-dhetë vieç, ata hipnë ndë Ierusalem, mbas zakonit festësë,
Albanian 2018
Kur ai mbushi dymbëdhjetë vjeç, shkuan përsëri atje, sipas zakonit.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe si u bë dy-mbë-dhietë vieç, ata hipnë ndë Jerusalim pas zakonit së kremtesë.