Luke 21:24 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve''.
Albanian 1827
E do të vdesënë me thikë, e do të skllavosenë ndë gjithë filira; e Ierusalimi do të shkeletë nga të tjera fili, ngjera sa të sosenë mote(t’) e këture filivet.
Albanian 1872
Edhe kanë me ranë ndëpër gojë të thikësë, edhe kanë me u skllavosunë ndëpër gjithë kombet; edhe Ierusalema ka me qenunë shkelunë prei kombesh, ngjysh sa të mbushenë kohat’ e kombevet.
Albanian 2018
Ata do të bien nga tehu i shpatës e do të bëhen robër ndër të gjithë kombet dhe Jerusalemi do të shkelet nga kombet, derisa t'u mbarojë koha kombeve».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe do të bijenë ndëpër gojë të thikësë, edhe do të skllavosenë ndëpër gjithë kombet; edhe Jerusalima do të shkeletë prej kombesh, gjersa të mbushenë kohërat’ e kombevet.