Luke 21:28 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe kur këto të fillojnë të ndodhin, shikoni lart dhe ngrini kokat tuaja, sepse çlirimi juaj është afër''.
Albanian 1827
E kur të nisjënë këto punëra të bënenë, vështroni lart e ngrini krietë tuaj, sepse shpëtimi juaj ësht’ afër.
Albanian 1872
Edhe këto kur të fillojnë me u bamë, ngreni krenëtë tuei e shifni; sepse po afrohetë shpërblimi juei.
Albanian 2018
Kur të fillojnë të ndodhin këto gjëra, ngrihuni e ngrijeni kokën, se shpengimi juaj është afër».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe këto kur të zënë të bënenë, ngrini krerëtë tuaj e shihni; sepse po afronetë shpërblimi juaj.”