Luke 3:5 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen
Albanian 1827
Çdo prua do të mbushetë, edhe çdo mal e breg do të unjetë, e udhëratë që janë të shtrëmbëra do të bënenë të drejta, e greminatë do të bënenë udhëra të sheshuara.
Albanian 1872
Çdo shpellë ka me u mbushunë, edhe çdo mal e kodër ka me u ulunë, edhe të shtremptatë kanë me u bamë të dreita, edhe udhët’ e ashpëra kanë me u bamë të buta;
Albanian 2018
Çdo luginë le të mbushet e çdo mal e kodër le të rrafshohet. Drejtoni udhët e shtrembra e rrafshoni rrugët e ashpra.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Çdo shpellë do të mbushetë, edhe çdo mal e kodrë do të ungjetë, edhe të shtrëmburatë do të bënenë të drejta, edhe udhët’ e ashpëra do të bënenë të buta;