Luke 5:17 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.
Albanian 1827
E u bë një ditë tek dhidhaks ai, e rrijnë farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit që kishnë ardhurë nga çdo fshat të Galileësë, e të Iudheësë, e të Ierusalimit, e fuqi e Zotit qe atje, për të dhënë shëndet aturevet.
Albanian 1872
Edhe nji ditë, kur ishte ai tue mësuem, ishin tue ndenjunë Farisei e mieshtra ligje, të cillëtë kishin’ ardhunë prei çdo farë katundi të Galilesë e të Iudesë e të Ierusalemit; edhe fuqia e Zotit ishte për me shëndoshun’ ata.
Albanian 2018
Një ditë Jezui po mësonte njerëzit dhe aty gjendeshin disa farisenj e mësues të ligjit të Moisiut që kishin ardhur nga çdo fshat i Galilesë, nga Judeja e nga Jerusalemi. Fuqia e Zotit ishte me Jezuin që ai të shëronte.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe një ditë, tek mësonte, rrijnë Farisenj e nommësonjësa, të cilëtë kishin’ ardhurë nga çdo fshat të Galilesë e të Judhesë e të Jerusalimit; edhe fuqi’ e Zotit ishte për të shëruar’ ata.