Luke 6:35 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por ju t'i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët.
Albanian 1827
Po të doi hasmëritë tuaj, e t’u bëni të mirë, e të huani pa omuth të mirri gjë. E do të jetë paga juaj e madhe, e do ini të bijt’ e së lartit, sepse ai është i mirë mb’ata që e mçojënë, e mbë të këqinj.
Albanian 1872
Por doni anëmiqtë tuei, edhe bani mirë, edhe epni hua, pa pasunë ndonji shpëresë ma; edhe atëherë paga juei ka me qenunë shumë, edhe keni me qenunë të bijt’ e të Naltit, sepse ai asht’ i mirë mbë të pangjoftunit nderë edhe mbë të këqijt.
Albanian 2018
Ju, përkundrazi, duajini armiqtë tuaj, bëjuni mirë atyre e jepni hua pa pritur që t'ju kthehet. Kështu do të merrni një shpërblim të madh e do të jeni bijtë e të tejlartit Perëndi, sepse ai është i mirë me mosmirënjohësit dhe të këqijtë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po doni arëmiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe epni hua, pa pasurë ndonjë shpëresë më; edhe atëherë paga juaj do të jetë shumë, edhe do të jeni të bijt’ e të Lartit; sepse ay ësht’ i mirë tek ata që nuk njohënë të mirë edhe te të këqijtë.