Luke 6:38 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Jepni dhe do t'ju jepet: një masë e mirë, e ngjeshur, e tundur, gufuese do t'ju derdhet në gji, sepse me atë masë që do të matni, do t'ju matet edhe juve gjithashtu''.
Albanian 1827
Ipni, e do t’u ipet’ edhe juvet. Matës të mirë të ngjeshurë, e të tundurë, e të ksehilisurë do t’apënë ndë gji tuaj; se me atë matës që matni, me atë do t’u kthenetë t’u matet’ edhe juvet.
Albanian 1872
epni, edhe ka me u dhanë juve; matës të mirë, të rrasun’ edhe të tundun’ edhe të derdhunë për buzë kanë me u dhanë juve ndë gji tuei. Sepse me atë matës qi matni, kanë me u këthyem me u matun’ edhe juve.
Albanian 2018
Jepni e do t'ju jepet. Do t'ju vënë në prehër një masë të mirë, të ngjeshur, të tundur e të begatë, sepse me masën që do të matni, do të mateni».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Epni, edhe do t’u apënë juve; masë të mirë, të ngjeshur’ e të tundur’ e të derdhurë për buzë do t’u apënë ndë gjit tuaj; sepse me atë masë që matni, do të këthenenë t’u masën’ edhe juve.”