Luke 7:10 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, kur të dërguarit u kthyen në shtëpi, shërbëtorin, që kishte qenë i sëmurë, e gjetën të shëruar.
Albanian 1827
E si u kthienë të dërguaritë ndë shtëpi, e gjenë kopilë shëruarë, atë që qe sëmurë.
Albanian 1872
Edhe ata qi ishinë dërguem kur u këthyenë ndë shtëpi, gjetnë shërbëtorinë qi ishte sëmunë shëndoshunë.
Albanian 2018
Pastaj të dërguarit u kthyen në shtëpinë e kryeqindësit dhe e gjetën shërbëtorin të shëruar.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ata që ishinë dërguarë, kur u këthyenë ndë shtëpi, gjetnë shërbëtorin’ e sëmuarë të shëndoshë.