Luke 7:38 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t'ia lajë me lot këmbët dhe t'ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t'ia puthte e t'ia vajoste me vaj erëkëndshëm.
Albanian 1827
E si qëndroi prapazë afër këmbëvet së tij tuke qarë, nisi të lag këmbët’ e tij me lot, e t’i fshin me leshërat’ e kreit së saj, e i puth këmbët’ e tij, e i lien me miro.
Albanian 1872
edhe ndejti mbrapa për-anë kambëvet ati tue qjamë, edhe filloi me lagunë kambët’ e ati me lot, edhe i mpëshinte me flokët e kresë vet, edhe puthte kambët’ e ati, edhe i lyente me voj eret.
Albanian 2018
Ajo rrinte prapa Jezuit te këmbët e tij duke qarë e filloi t'ia lagte këmbët me lot e t'ia thante me flokët e saj. Pastaj vazhdoi t'ia puthte këmbët e t'ia lyente me mirrë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ndenji prapa përanë këmbëvet ati tuke qjarë, edhe zuri e lakte këmbët' e ati me lot, edhe ia fshinte me flokët’ e kresë saj, edhe puthte këmbët’ e ati, edhe ia lyente me vaj erërash.