Luke 7:9 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Kur i dëgjoi këto fjalë, Jezusi u mrekullua prej tij, dhe, duke iu drejtuar turmës që i vinte pas, tha: ''Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh''.
Albanian 1827
E si digjoi këto Iisui, u çudit mbë të, e u kthie e tha mbë turmë që i vin prapa: U thom juvet, se as ndë Israil nukë gjeçë kaqë besë.
Albanian 1872
Edhe Iesui kur ndëgjoi këto, u mërekullue për ate, edhe u këthye, e i tha popullit qi e merrte mbrapa: Po u thom juve, se - As ndë Israel s’kam gjetunë kaqi besë.
Albanian 2018
Kur dëgjoi këto fjalë, Jezui u mrekullua me kryeqindësin. Atëherë u kthye e i tha turmës që po e ndiqte: «Po ju them se as në Izrael nuk e kam gjetur një besim kaq të madh».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe Jisuj kur ndigjoj këto, u çudit për atë, edhe u këthye, e i tha gjëndëjesë që i vinte pas: “Po u them juve, se as ndë Israil s’kam gjeturë kaqë besë.”