Luke 8:47 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.
Albanian 1827
E si pa gruaja që u çfaq, erdhi tuke dredhurë, e si ra përpara tij, i rrëfeu atij përpara gjithë llaoit përse e zuri, edhe që qish u shërua menjëherë.
Albanian 1872
Edhe grueja kur pa se s’mpshifetë, erdhi tue u dridhunë, edhe i ra ndër kambë, e i diftoi përpara gjithë popullit për çfarë pune e preku, edhe se u shëndosh përnjiherë.
Albanian 2018
Atëherë gruaja, kur pa se nuk mund të fshihej, erdhi duke u dridhur, i ra ndër këmbë dhe tregoi para gjithë popullit përse e kishte prekur Jezuin e si ishte shëruar menjëherë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe gruaja kur pa se nukë fshihetë, erdhi tuke u dridhurë, edhe i ra ndër këmbë, e i rrëfeu përpara gjithë llauzit për çfarë pune e preku, edhe se u shërua përnjëherë.