Luke 9:13 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por ai u tha atyre: ''U jepni ju të hanë''. Ata u përgjigjen: ''Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz''.
Albanian 1827
E u thot’ ature: Epuni juvet ature të hanë. Edhe ata i thanë: Nukë kemi navet këtu më tepër përveçe pesë bukëvet, edhe di pishqet; veçme ndë vafçim navet të blejëmë të ngrëna për gjithë këtë llao.
Albanian 1872
Por ai u tha atyne: Epni ju atyneve me ngranë. Edhe ata thanë: Ndër ne s’gjindenë ma tepërë se pesë bukë, edhe dy peshq; veç ndë vofshimë na me blemë të ngrana për gjithë këte popull.
Albanian 2018
Por Jezui u tha: «Jepuni ju ndonjë gjë për të ngrënë!». Ata iu përgjigjën: «Ne kemi vetëm pesë bukë e dy peshq. A të shkojmë e të blejmë ushqim për gjithë këtë popull?».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po ay u tha atyre: “Epni ju atyreve të hanë.” Edhe ata thanë: “Ndër ne nukë gjëndenë më teprë se pesë bukë edhe dy pishqe; veç ndë vafshim na të blejmë haje për gjithë këtë llaus.”