Luke 9:29 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.
Albanian 1827
E gjau tek falej ai, e ju bë të dukurit’ e faqesë tij tjatër lloi, e rrobat’ e tij të bardha që llamburitnë posi vetëtimë.
Albanian 1872
Edhe ai kur po falei, u ndërrue të dukunit’ e faqes’ ati, edhe petkat’ e ati ishinë të bardha, e shkrepëtijshinë.
Albanian 2018
Ndërsa lutej, pamja e fytyrës i ndryshoi e rrobat i morën një bardhësi vezulluese.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ay tek falej, u ndërrua fytyra e faqes’ ati, edhe rrobet’e ati ishinë të bardha edhe vetëtininë.