Mark 1:30 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.
Albanian 1827
E vjehëra e Simonit dergjej nga ethetë, e atë çast i than’ atij për atë.
Albanian 1872
Ende e vieherra e Simonit po dirgjei ndër ethe, ende ata përnjiherë i thonë për ate.
Albanian 2018
Sapo hyri, i treguan për vjehrrën e Simonit që dergjej në shtrat me ethe.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe e viehërra e Simonit po dirgjej ndër ethe; edhe ata përnjëherë i thonë për atë.