Mark 11:13 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.
Albanian 1827
E si pa një fik për së largut që kish fleta, u afërua të gjen gjë mbi të. E si erdhi mbë të nukë gjeti tjatër, përveçme fleta, se nukë qe koh’ e fiqet.
Albanian 1872
ende kur pa nji dru fiku për së largu qi kishte gjethe, erdhi me gjetunë ndonji send mb’ate; ende si erdhi mb’ate, s’gjeti gja, veçe gjethe, sepse s’ishte kohë fiqsh.
Albanian 2018
Nga larg pa një fik që kishte gjethe e shkoi të shihte nëse do të gjente ndonjë fryt. Kur iu afrua, nuk gjeti asgjë përveç gjetheve, se nuk ishte koha e fiqve.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe kur pa një dru fiku për së largu që kish gjethe, erdhi të gjejë ndonjë gjë mb’atë; edhe si erdhi mb’atë, s’gjeti gjë, veç gjethe; sepse s’ish kohë fiqsh.