Mark 14:65 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t'ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t'i thonë: ''Profetizo!''. Dhe rojat e godisnin.
Albanian 1827
E nisnë ca ta pështijn’ atë ndë faqe, e të mbuloijnë suratn’ e tij, e t’i bijnë atij me shuplaka, e t’i thoshnë: Profiteps. Edhe kopijtë i bijn’ atij me shuplaka.
Albanian 1872
Ende disa fillunë me e mpështymë ndër sy, e me i mbulumë faqenë, e me i ranë me grusht, e me i thanë: Profetizo; ende shërbëtorët’ i bijinë me shuplaka.
Albanian 2018
Disa filluan ta pështynin, t'i mbulonin fytyrën e ta godisnin duke i thënë: «Gjeje kush të goditi!». Edhe rojat e godisnin me shuplaka.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ca zunë ta pshtyjënë ndër sy, edhe t’i mbulojënë faqenë, edhe t’i bienë me grusht, tuke thënë: “Profiteps.” Edhe shërbëtorët’ i bininë me shuplaka.