Mark 14:9 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj''.
Albanian 1827
Me të vërteta u thom juvet, tekdo që të rrëfenetë kij Ungjill ndë gjithë botë, do të kuvëndonetë edhe ç’bëri këjo që të mbahetë mënd ajo.
Albanian 1872
Me të vërtet po u thom juve: Kudo të predikohetë kyi ungjill ndë gjithë botënë, ende këjo punë qi bani ajo ka me u folonë për me u përmendun’ ajo.
Albanian 2018
Me të vërtetë po ju them se kudo që të shpallet ungjilli, në mbarë botën, do të tregohet në kujtim të saj kjo që bëri».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Me të vërtetë po u thom juve: Kudo të leçitetë kyj ungjill ndë gjithë botënë, edhe këjo punë që bëri ajo do të flitetë që të mbahetë mënt ajo.”

Recommended Reading