Mark 2:12 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: ''Një gjë të tillë s'e kemi parë kurrë!''.
Albanian 1827
E atë çast u ngre, e si mori shtratnë, dolli përpara së gjithëvet, kaqë që u çuditnë gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë se: Kështu nukë pam kurrë.
Albanian 1872
Ende ai u çu përnjiherë, ende ngriti shtratinë, e dul përpara të gjithëve; kaqi sa të gjithë mërekulloheshin’, ende lavdojinë Perëndinë, tue thanë, se: Askurrë s’kemi pamë kështu.
Albanian 2018
Ai u ngrit, mori menjëherë vigun e doli para të gjithëve. Të gjithë u mahnitën dhe përlëvduan Perëndinë e thanë: «Nuk kemi parë asnjëherë diçka të tillë».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ay u ngre përnjëherë, edhe mori shtratnë, edhe dolli përpara të gjithëve; kaqë sa të gjithë çuditeshinë, edhe lavdoninë Perëndinë, tuke thënë, se: “Askurrë s’kemi parë kështu.”