Mark 2:26 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t'i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?''.
Albanian 1827
Qish hiri mbë shtëpi të Perndisë ndë kohë të së parit së priftëret Aviatharit, e hangri bukët’ e prothesit, ato që nuk’ ishte ndëjierë përveçme priftëret, e u dha edhe shokëvet që pati me vetëhe?
Albanian 1872
Qysh hyni ndë shtëpit të Perëndisë ndë ditë të Abiathar krye-priftit, ende hangër bukët’ e paravumiesë, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngranë tietër-kush, veç priftënavet, ende u dha ende atyneve qi ishinë bashkë me atë?
Albanian 2018
Sesi hyri në shtëpinë e Perëndisë, kur ishte kryeprift Abiatari dhe hëngri bukët e kushtimit që nuk lejohet t'i hajë askush, përveç priftërinjve dhe sesi ua dha edhe atyre që ishin me të?».
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Qysh hyri ndë shtëpi të Perëndisë ndë ditë të Aviathar kryepriftit, edhe hëngri bukët’ e paravënësë, të cilatë s’ësht’ e udhësë t’i haje tiatërë njeri, veç priftëret, edhe u dha edhe atyreve që ishinë bashkë me atë?”