Matthew 1:20 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ''Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç'është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
Albanian 1827
E tek mëndonej këto me vetehë të tij, na e ju duk atij mbë gjumë Engjëll’ i Zotit, e i tha: Iosif, i biri Dhavidhit, mos u friko të març me vetëhe gruanë tate Marianë. Se ajo që u bë nde ajo, është nga Shënt Shpirt.
Albanian 1872
Por ai kur ishte tue menduem këto punë, qe engjull’ i Zotit tek iu duk nd’andërrë, e i tha: Iosef, bir’ i Davidit, mos ki frikë me marrë me vetëhe Marinë gruenë tande, sepse të mbarsunitë qi u ba tek ajo ashtë prei Shpirtit Shenjt.
Albanian 2018
Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr e i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i shenjtë.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Po ay kur ishte tuke menduarë këto punë, ja ëngjëll’ i Zotit tek iu duk nd’ëndërrë, e i tha: Josif, i bir’ i Dhavidhit, mos u frikëso të marrç përanë vetëhesë gruanë tënde Mariamënë; sepse të mbarsuritë që u bë tek ajo është nga Frym’e Shënjtëruarë;