Matthew 10:21 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i vrasin.
Albanian 1827
Edhe do të paradhosjë vëllai vëllanë për vdekëjë, e jati të birë, e do të ngrihenë bijtë kondrë përinjet, e do t’i vrasënë.
Albanian 1872
Edhe vëllai ka me trathtuem të vëllanë për vdeke, i ati të birinë; edhe bijtë kanë me ngritunë krye kundrë përindvet, edhe kanë me i vramë.
Albanian 2018
Vëllai do ta dorëzojë vëllanë, që ta dënojnë me vdekje, dhe ati të birin. Bijtë do të ngrihen kundër prindërve e do t'i çojnë drejt vdekjes.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe vëllaj do të apë n’ dorë të vëllanë për të vrarë, edhe i ati të birrë; edhe bijtë do të ngrenë krye kundrë përindëvet, e do t’i vrasënë.