Matthew 10:40 — Compare Translations

5 translations compared side by side

Albanian (Bibla Shqip 1994)
Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.
Albanian 1827
Ai që do të presë juvet, ai pret mua. E ai që pret mua, ai pret atë që më dërgoi mua.
Albanian 1872
Ai qi pret juve, ka pritunë mue, edhe ai qi pret mue, ka pritun’ ate qi më ka dërguem.
Albanian 2018
«Kush ju pranon ju, më pranon mua dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Ay që u pret juve, më ka priturë mua; edhe ay që më pret mua, ka pritur’ atë që më ka dërguarë mua.