Matthew 13:22 — Compare Translations
5 translations compared side by side
Albanian (Bibla Shqip 1994)
Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.
Albanian 1827
E ajo farë që u mbuall mbi gjëmba, këjo është ai që digjon fjalënë, po silloitë e kësaj jetet, edhe gënjeshtra e gjërit, e mbitjënë fjalënë, e bënet’ e pavëjierë.
Albanian 1872
Edhe qish u mbuell ndër drizat; kyi asht ai qi ndëgjon fjalënë; por gaileja e kësai jete, edhe gënjimi i gjasë mbysinë fjalënë, edhe bahetë pa pemë.
Albanian 2018
Ajo që u mboll mes ferrash është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj jete dhe joshja e pasurisë ia zënë frymën fjalës dhe e bëjnë të pafrytshme.
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
Edhe ç’u mbuall ndër drizat, kyj ësht’ay që dëgjon fialënë; po kujdesi i kësaj jete, edhe gënjimi i gjësë mbyt fialënë, edhe bënetë i papemë.